LAJME / E Hënë 8 Janar 2024, 00:12

U qëllua për vdekje me snajper, si i shpëtoi atentatit me tritol një vit më parë djali i “Buzderrit”

22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.

Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.

Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë. Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”. 

Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.