LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 23:11

U kafshua nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon për betejën e saj për mbijetesë

Peripecitë e një turisteje të huaj në Alpet Shqiptare janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për mbijetesë, pasi u kafshua nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.

Amy, e cila prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19, teksa po vraponte në një shteg malor pranë Valbonës.

Menjëherë pasi u kafshua, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112. Për shkak të terrenit të vështirë dhe vështirësive në komunikim, ndihma nuk arriti ta lokalizonte menjëherë.

Më pas, Amy telefonoi babanë e saj në Australi, i cili i kërkoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, në mënyrë që të ndihmonte autoritetet të përcaktonin pozicionin e saj. Paralelisht, ajo kontaktoi edhe pronarin e një bujtine në Shkodër, i cili u lidh me autoritetet lokale përmes WhatsApp dhe bëri të mundur dërgimin e ambulancës në zonën ku ndodhej.

Gjatë pritjes, turistja tregon se fillimisht improvizoi gabimisht një turniket me rrobat e saj, por më vonë e hoqi dhe vendosi një fashim kompresiv rreth plagës, ndërsa qëndroi e palëvizshme sipas udhëzimeve që mori.

Ajo rrëfen se frika më e madhe ishte fakti se ishte kafshuar nga gjarpri më helmues në Shqipëri. Megjithatë, ajo që ka prekur më shumë ndjekësit në rrjetet sociale është mënyra se si e përballoi situatën. Mes dhimbjes, ankthit dhe pasigurisë, Amy vazhdoi të filmonte veten, të dokumentonte çdo moment dhe madje të bënte humor, duke u përpjekur të ruante qetësinë.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se pa sinjalin e telefonit celular, ngjarja mund të kishte përfunduar ndryshe. Për këtë arsye, u bën thirrje të gjithë turistëve që eksplorojnë zona të thella malore të pajisen me pajisje emergjence si inReach ose Personal Locator Beacon (PLB), të shkarkojnë aplikacione për ndarjen e vendndodhjes si What3Words dhe të mbajnë gjithmonë me vete një çantë të përshtatshme të ndihmës së parë.

Në fund, Amy falënderon të gjithë ata që i erdhën në ndihmë, duke theksuar se reagimi i shpejtë i banorëve vendas dhe autoriteteve bëri të mundur shpëtimin e saj. Fatmirësisht, sot ajo është jashtë rrezikut dhe e ka kthyer këtë përvojë traumatike në një mesazh shprese: edhe në momentet më të vështira, nuk duhet humbur kurrë shpresa, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE