LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 15:03

U arrestua gjatë protestës para Kuvendit/ Hapet GoFundMe për Altin Hilën, babanë e djalit të sëmurë që preku zemrat e shqiptarëve(VIDEO)

Pas përplasjeve dhe tensioneve të dhunshme të zhvilluara gjatë protestës para ambienteve të jashtme të Kuvendit, Policia e Shtetit ka arrestuar 19 persona, mes të cilëve edhe qytetarin Altin Hila.

Altin Hila ishte bërë një figurë e njohur për publikun, pasi kishte protestuar për 32 ditë me radhë i shoqëruar nga djali i tij i paralizuar, i cili është me status invaliditeti, nuk flet, nuk ecën dhe ushqehet direkt në stomak përmes një shiringe.

Pamjet e tyre gjatë ditëve të protestës kishin qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.Sipas organizatorëve të protestës dhe dëshmitarëve, pretendohet se Hila është dhunuar nga forcat e policisë përpara se të prangosej. Arrestimi i tij ka ngjallur reagime të forta solidariteti, duke qenë se familja e tij ndodhet në kushte të rënda ekonomike dhe pa ndihmë shtetërore ndër vite.

Në shenjë mbështetjeje, në platformën GoFundMe është hapur me urgjencë një fushatë sensibilizimi me titull “Solidarizim për familjen e Altin Hilës” për të ndihmuar bashkëshorten e tij, Linditën, dhe fëmijën e sëmurë.

Fushata ka pasur një reagim masiv nga shqiptarët dhe donatorë të ndryshëm, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë mbledhur mbi 95,000 euro (duke kapërcyer tashmë vlerën e 104,000 eurove) për të lehtësuar situatën e tyre të mjerueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE