LAJME / E Hënë 8 Janar 2024, 11:11

U aludua se i ka dhënë fund marrëdhënies, Dafina Zeqiri tregon si qendron e vërteta

Këngëtarja Dafina Zeqiri u është përgjigjur sipas mënyrës së saj. aludimeve për ndarjen nga partneri Kreshnik Gjergji.

E gjitha nisi kur ndjekësit panë se artistja fshiu të gjithë ndjekësit në faqen e saj zyrtare në Instagram. Ajo ndiqte vetëm nënën e saj, studion muzikore dhe Presidenten Vjosa Osmani, por emri i Kreshnikut nuk u pa askund.

Menjëherë nisën thashethemet se çifti po kalonin një periudhë krize ose më e keqja, mund të ishin ndarë.

Megjithatë në përgjigje të të gjitha dyshimeve, Dafina zgjodhi mënyrën më të bukur për t’u vërtetuar të kundërtën. Me dy postime në Instagram, ku shfaqen pranë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë, Dafina shkruan: Tu e përpilu listën e dasmës…