LAJME / E Diel 15 Qershor 2025, 21:09

Trump paralajmëron rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do t’i rikthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Në një postim në platformën Truth Social, ku foli edhe për marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit, Trump theksoi se gjatë mandatit të tij të parë arriti të parandalojë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, ishte afër shpërthimit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, shkroi ai.


Më tej, Trump kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

“Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv. ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE