
Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Gjakovë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar më 24 qershor 2026, rreth orës 18:05.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet përkatëse hetimore, të cilat kanë kryer ekzaminimet fillestare.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet:
“Gjakovë, 24.06.2026 – 18:05. Është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
Identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
