Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.
Sipas raportimeve të para, viktima është shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.
Sipas dëshmitarëve, autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 55-vjeç, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë.
Një dëshmitare okularë ka treguar për mediat lokale: “Dëgjova një britmë dhe dola nga bari. Gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shkelma.
Kur mbërritën karabinierët, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Ai u dëgjua të thoshte nga disa dëshmitarë: “Bëra atë që duhej të bëja”.
Ende nuk është zyrtarizuar asnjë masë paraprake, por burri, i cili sipas informacioneve fillestare vuan nga probleme psikiatrike, po mbahet në pritje të mbërritjes së prokurorit publik.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE