Qeveria indiane ka urdhëruar kontrolle të thelluara për të gjithë avionët Boeing 787 Dreamliner, të njëjtit model me atë që u rrëzua javën e kaluar në qytetin Ahmedabad, duke shkaktuar tragjedinë me mbi 240 viktima.
Sipas autoriteteve, shkaku i aksidentit duket se lidhet me një defekt në sediljen e pilotit, i cili shkaktoi humbje të kontrollit menjëherë pas ngritjes.
Deri tani janë kontrolluar tetë avionë të tillë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e ndalimit të përkohshëm në tokë të të gjithë flotës prej 34 avionësh Boeing 787, që operojnë nga kompani indiane, 33 prej të cilëve i përkasin Air India dhe një IndiGo.
Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil në Indi ka urdhëruar kontrolle të posaçme mirëmbajtjeje për të gjithë avionët Boeing 787-8/9 të pajisur me motorë GEnx, përfshirë analizë të parametrave të ngritjes, testime elektronike të sistemit të motorit dhe kontrolle të furnizimit me karburant.
Megjithëse avionët nuk janë zyrtarisht të ndaluar në tokë, burime nga qeveria nuk përjashtojnë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të fluturimeve, nëse konfirmohet se defekti është i përsëritshëm në flotën ekzistuese.
Avioni Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord dhe me destinacion aeroportin Gatwick në Londër, filloi të humbiste lartësi vetëm pak çaste pas ngritjes, duke u përplasur në disa godina pranë aeroportit, një tragjedi që e ka vendosur sërish në qendër të vëmendjes sigurinë e avionëve Boeing.
Zyrtarët e aviacionit konfirmuan se fjalët e fundit të kapitenit të fluturimit 171 të Air India, disa sekonda para përplasjes pranë aeroportit ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel, ishin një sinjal i qartë emergjence: “Nuk po arrijmë ngritjen… po bie… Mayday! Mayday! Mayday!” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE