
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin Hunfelden-Kirberg në Gjermani, ku një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, nën dyshimet se ka privuar nga jeta nënën e tij.
Sipas policisë gjermane, të enjten, më 9 korrik, rreth orës 17:20, shërbimet emergjente janë njoftuar për një zjarr në një banesë në rrugën Weiherweg, në Hunfelden-Kirberg, raportojnë mediat gjermane.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipet e emergjencës kanë gjetur brenda banesës trupin e pajetë të një gruaje 76-vjeçare. Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një grua 103-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
45-vjeçari dyshohet se sulmoi nënën pas një konflikti
Sipas hetimeve fillestare, autoritetet dyshojnë se 45-vjeçari e ka sulmuar nënën e tij 76-vjeçare gjatë një konflikti në banesën ku jetonin së bashku dhe më pas i ka vënë flakën.
Gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe gjyshja 103-vjeçare e të dyshuarit, e cila ka mbetur e lënduar rëndë.
Policia zhvilloi operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit
Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga vendi i krimit. Policia gjermane ka nisur menjëherë një operacion të gjerë kërkimi për lokalizimin e tij.
Në aksion janë përfshirë një helikopter policie, qen gjurmues dhe forca të posaçme të policisë së landit Hessen.
Pas disa orësh kërkimesh, i dyshuari është lokalizuar rreth orës 20:05 dhe është arrestuar pa rezistencë.
Hetimet janë duke vazhduar
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë incident tragjik.
Policia nuk ka bërë ende publike detaje të tjera, pasi hetimet janë ende në zhvillim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
