
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Një grua 44-vjeçare dyshohet se ka harruar vajzën e saj rreth 20-muajshe në veturë për disa orë, ndërsa ishte nisur për në punë.
Sipas informacioneve paraprake, nëna kishte planifikuar ta dërgonte fëmijën në çerdhe, por në vend të kësaj e la në automjetin e parkuar në Schorndorf dhe vazhdoi ditën e saj të punës.
Vetëm pasdite ajo u kthye te vetura, ku e gjeti vajzën pa shenja jete. Ekipet e emergjencës dhe mjeku kujdestar ndërhynë menjëherë dhe nisën përpjekjet për reanimim, por fatkeqësisht nuk arritën t’ia shpëtonin jetën vogëlushes.
Në kohën e ngjarjes, temperaturat në rajon ishin rreth 28 gradë Celsius. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
