LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 00:12

Thellohet përçarja në LDK, kandidati për deputet i afërt me Përparim Ramën - ja qfarë kërkon

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po thellohen përçarjet pas rezultatit të zgjedhjeve.

Kandidati për deputet, Bekim Gashi, që është kryetar i nëndegës në Hajvali dhe i afërt me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, ka bërë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi pas rezultatit.

“Ka ardhur koha për reflektim. Gabimet duhen pranuar, ndërsa përgjegjësia duhet marrë”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka qenë më herët drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Më herët edhe kandidati për deputet Arben Gashi duartrokiti një deklaratë ku bëhej thirrje për ndryshim lidershipi./Reporteri.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE