LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 21:09

Taulant Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e lajmeve Reuters ka transmetuar drejtpërdrejt protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku mijëra vetë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit.

“Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Protestat po zhvillohen kundër projektit për ndërtimin e resortit në një zonë ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit Adriatik, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e tij në mjedis”, shkruan Reuters krahas videos së drejtpërdrejt në Facebook.

Ky transmetim ka sjellë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Duke ripostuar videon live të Reuters, ai vë në pikëpyetje interesin ndërkombëtar për protestën, duke pretenduar se pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE