
Nje detaj me beri shume pershtypje ne stadiumin kombetar ndaj Bullgarise. Tribuna VIP ishte thuajse bosh. Edhe pse ka vetem 1300 vende, as 15% e tyre nuk ishte e mbushur nga ATA, vip-at tane, politikane, pushtetare, zyrtare, showmene, showgirl etj…
Ndersa tri tribunat e tjera, ku qendojne shqiptaret e thjeshte, nga te gjitha trevat kombetare, nga cdo cep i planetit, ishin plot e perplot.
E pra, FSHF beri thirrje per dite me radhe qe shqiptaret te mos e linin bosh stadiumin ne ndeshjen e vetme miqesore te luajtur nga kombetarja e Silvinjos. Shqiptaret u pergjigjen duke e mbushur serish perplot "Arena Kombetare".
Jo per te blere biletat e pashitura te FSHF-se, por per te nderuar dhe mbeshtetur kombetaren e tyre, qe i ka bere te enderrojne, te kendojne, te brohorasin te bashkuar si nje komb.
I mbani mend ndeshjet me Polonine, Çekine?! Tribuna VIP ishte dingas. Instagrami, tik-toku, Facebook e dreqi me te birin, tribuna VIP ishte fund e krye e tejmbushur nga imazhet e tyre ne ndeshjen kryesore te kombetares.
Kur ka vemendje maksimale, ata duan te zhvasin pak nga lavdia e kombetares, edhe pse as ia kane haberin. Ndaj Bullgarise nuk ishte ndonje ngjarje e madhe, ndonje ndeshje me super interes, super audience mediatike, super vemendje.
Prandaj tribuna e VIP-save ishte bosh. Shqiptaret, ata qe e ndjekin kombetaren ne shi dhe ne diell nuk munguan. Me shume ne humbje se ne fitore.
Ata qe kur jane ndeshjet e rendesishme nuk kane fat te gjejne bilete, por edhe nese gjejne bilete, ajo eshte aq e shtrenjte sa nuk e blejne dot.
E pra, ndaj Bullgarise e shijova pa mase ndeshjen e kombetares ne “Arena Kombetare", sepse tribunat e tij i kishin mbushur shqiptaret e thjeshte, te ardhur nga cdo cep i Ballkanit. Ndersa tribuna VIP ishte bosh.
Prandaj zyrtare te FSHF-se, ne miqesoren e radhes mos iu beni thirrje shqiptareve te vijne ne stadium per te mbeshtetur kombetaren, sepse ata jane gjithmone aty, ne te mire dhe ne te keq, ne humbje me shume se ne fitore.
Bejuni thirrje atyre te tribunes VIP, qe ua rezervoni biletat 6 muaj para, qe te shpenzojne dy ora nga jeta e tyre per ta mbeshtetur kete kombetare edhe kur nuk luaan ndaj skuadrave te medha….
