LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 13:01

Skandali në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me ka nc er

Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri.

Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.

Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje.

E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.

Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim.

Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion”, shkruan Osman Stafa teksa publikon kallezimin në SPAK, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE