LAJME / E Mërkurë 10 Janar 2024, 01:01

Shqiptarit i ikën gruaja nga shtëpia. Çfarë i shkruante në letrën që i kish lënë?

Një shqiptar nga Ferizaji, Kosovë ka denoncuar në polici zhdukjen e gruas së tij.

Ai thotë se prej 5 ditësh, gruaja e tij 30-vjeçare është larguar nga shtëpia.

Shqiptari ka denoncuar në polici zhdukjen e saj duke thënë se ditën kur u largua, 4 janar, ajo i kishte lënë një letër ku kishte shkruar:

“Bëj çfarë të duash, mos më prisni”.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të 30-vjeçares, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e saj.