Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në zonën Umbertide të Italisë, pas një të shtëne me armë zjarri mbrëmjen e djehsme përpara një lokali.
Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Città di Castello, autori i dyshuar i ngjarjes është po ashtu shtetas shqiptar dhe pistat kryesore flasin për një larje hesapesh, ndoshta të lidhur me çështje droge.
Ngjarja ndodhi në praninë e disa njerëzve, ndërsa agresori është në kërkim nga autoritetet.
Dy shqiptarët janë dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe është në kujdes intensiv, nën mbikëqyrje mjekësore me prognozë të rezervuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE