LAJME / E Hënë 15 Nëntor 2021, 01:01

Shqiptarët në Greqi, disa kuriozitete interesante ndër shekuj

Disa të dhëna interesante nga libri i sapo botuar i shkrimtarit dhe historianit gjerman Richard Schuberth:

“Udhëtimi i fundit i Lord Byronit (Bajronit). Një histori e luftës greke për pavarësi” (Lord Byrons letzte Fahrt.

Eine Geschichte des griechischen Unabhängigkeitskrieges. Wallstein Verlag, Göttingen 2021. 533 faqe):

-Me integrimin e suliotëve në ar.matën greke, shqipja u bë gjuhë e parë zyrtare e marinës greke.

-Duke pole.mizuar me disa deputetë që me tone naci.onaliste kishin folur për shqiptarët,

deputeti i majtë grek Manolis Glezos në vitin 2013 ua kujtoi atyre se 13 prej 38 deputetëve të pranishëm kanë mbiemra shqiptarë, ndaj, sipas Glezos, shqiptarët në Greqi nuk mund të quhen pakicë.






-Gjatë qëndrimit pranë Liqenit të Gjenevës në vitin 1816 shkrimtarja Mary Shelley dhe motra e saj Claire Clairmont ia vendosën Lordit Byron nofkën Albè. Kjo nofkë nuk i referohej Elbas, vendit ku u inte.rnua Napoleoni, as inicialeve të emrit LB, por kishte domethënien: shqiptar (Albanian).

-Rreth vitit 1820 rrethina e Athinës ishte e banuar pothuaj tërësisht nga njerëz që flisnin shqip.

-Fistani (fustanella) ishte veshja e luf.tëtarëve shqiptarë. Më vonë ajo u bë veshje e të gjitha shoqërive të mil.itar.izuara të Ballkanit jugor. (E.Robelli)