LAJME / E Diel 15 Qershor 2025, 22:10

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

Teksa ka folur për rrezikun e këtij konflikti ai tha se frika më e madhe do të ishte përdorimi i bombës atomike, pasi dihet që Izraeli posedon të tilla, megjithatë sipas tij kjo duket e largët.

“Frika është më shumë në vendet që janë në lindje të Iranit, siç është Pakistani-India, sepse një shpërthim i tillë, do të kalonte erërat atomike në këto vende. Por ky është një skenar apokaliptik.

Kjo luftë është në vazhdën e luftërave që po shikojmë edhe në Ukrainë. Irani mund të favorizohet edhe me armë nga Kina. Pyetje me vende është se kur mund të mbarojë kjo? Luftërat aktuale janë të ngjashme me luftërat e 800 apo të Luftës së Parë Botërore”,-tha politologu  ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE