LAJME / E Diel 15 Qershor 2025, 22:10

Irani sulmon me raketa qytetet e mëdha izraelite, shpërthime të shumta dhe të plago*ur (Video)

Një mori raketash iraniane janë lëshuar mbrëmjen e sotme ndaj qyteteve të mëdha të Izraelit teksa IDF njoftoi se kishte marrë “raporte për sulme” në disa qytete të gjithë vendin.

Edhe pse shumica e tyre u shkatërruan në ajër, shërbimet e emergjencës kanë marrë raportime për një raketë që ka goditur “një nga vendbanimet” në qytetin portual bregdetar verior të Haifës.

Shërbimi i ambulancave të Izraelit tha se dy persona janë dërguar në spital ndërsa disa shpërthime u dëgjuan edhe në Jerusalem.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se vendi ka sulmuar Tel Avivin, Haifën dhe qytete të tjera “me dhjetëra raketa dhe dronë iranianë”.

Kjo media gjithashtu raporton se raketat kanë tejkaluar “shtresat e sistemit mbrojtës izraelit”, por ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende  ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE