Edlira Qefalija sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova është shprehur se gratë e Gazës dhe të Iranit veç janë viktima të sistemit të tyre.
Ajo u shpreh se ato nuk e kanë të drejtën ta shprehin veten dhe se vriten vetëm se nuk e kanë kokën e mbuluar.
“Gratë e Gazës dhe gratë e Iranit nëse duam t’i bëjmë në një vend veç janë viktima, gratë në Iran nuk kanë absolutisht asnjë të drejtë të shprehin vetveten e tyre, se si ne e kemi. Viktima të sistemit të tyre, atë desha të them”.
“Vritesh vetëm pse nuk e ke kokën të mbuluar, burgosesh, maltretohesh e gjithçka tjetër, këtu fillon viktimizimi i femrës në një sistem totalitar, i cili shtyhet shumë edhe nga çështja e fesë”, është shprehur ajo./Klankosova.tv , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE