
Analisti Fatos Lubonja ka vijuar analizën e tij në studion e News24, duke u ndalur te një prej plagëve më të rënda që po kalon vendi: shpopullimi masiv dhe projektet e qeverisë për zëvendësimin e fuqisë punëtore me shtetas të huaj.
Sipas Lubonjës, dinamika aktuale e largimit të shqiptarëve dhe politikat e ndjekura nga ekzekutivi dëshmojnë një papërgjegjshmëri totale ndaj kombit, ndërsa paralajmëroi se pasojat e këtij fenomeni do të jenë fatale për strukturën demografike të Shqipërisë brenda një dekade.
“Jemi në një kohë kur Shqiperia po shpopullohet,” u shpreh ai, duke shtuar se planet për të sjellë dhjetëra mijëra punonjës të huaj tregojnë qartë se pushteti nuk shqetësohet fare për largimin e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.
Lubonja zbuloi gjithashtu se ekzistojnë projekte konkrete për të sjellë menjëherë rreth 100 mijë emigrantë nga vende të ndryshme të Azisë, duke ndryshuar rrënjësisht hartën demografike të vendit.
“Ka projekte për të sjellë nja 100 mijë emigrantë përnjëherë. E kanë treguar se nuk çajnë kokën për shqiptarët. Në këtë aspekt, këta thonë: le të ikin shqiptarët se sjellim indianë, bangladeshas, vietnamezë,” deklaroi analisti.
Në përfundim të paralajmërimit të tij, ai solli në vëmendje një studim shqetësues mbi të ardhmen demografike, sipas të cilit, nëse ritmet aktuale të ikjes së shqiptarëve dhe sjelljes së të huajve vijojnë me këtë trajektore, brenda 10 viteve shqiptarët rrezikojnë të kthehen në minorancë brenda vendit të lor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
