LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 23:11

Perfshihet nga flaket pallati i kompleksit turistik te njohur

Një apartament në katin e 14-të të një pallati 30-katësh, kompleksi turistik “Kamelia”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Sipas raportimeve zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe kanë mbërritur edhe efektivët e shërbimit zjarrfikës. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit është e vështirë për shkak të lartësisë së godinës.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë, në gatishmëri për ndonjë asistencë mjekësore të mundshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Fillimisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një efekt elektrik, teksa tymi dhe flakët janë dalluar nga distance, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE