LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 00:12

Nuk kanë të ndalur problemet e Edi Ramës! Deputeti milioner i PS i del hapur kundra Kryeministrit: Nuk mund ta lejojmë të

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj, ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, duke kërkuar që Selenica të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

Në një reagim publik, Sinaj argumenton se Bashkia Selenicë plotëson kriteret për të ruajtur statusin aktual, duke u bazuar te treguesit e funksionalitetit dhe performancës ekonomike. Sipas tij, vendimmarrja duhet të marrë parasysh jo vetëm analizat teknike, por edhe interesin e qytetarëve.

Deputeti socialist iu referua raportit përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, ku, sipas tij, Selenica paraqitet me rezultate pozitive. Ai theksoi se bashkia renditet e 29-ta në nivel kombëtar për funksionalitetin, me një indeks prej 57.3, ndërsa në performancën ekonomike po në vendin e 29-të, me një indeks prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.

Sinaj kundërshtoi argumentin se mungesa e një numri të lartë biznesesh duhet të jetë kriter për bashkimin e saj me një bashki tjetër, duke vënë në dukje rëndësinë ekonomike të burimeve natyrore që ndodhen në territorin e Selenicës, përfshirë minierën e bitumit dhe zonën naftëmbajtëse të Gorrishtit.

Sipas deputetit, problemi nuk lidhet me mungesën e potencialit ekonomik, por me mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga pasuritë natyrore. Ai kërkoi rritjen e përfitimit që u kthehet bashkive nga renta minerare, duke argumentuar se kjo do të rriste kapacitetet financiare të njësive vendore.

“Bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete. Kuvendi duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të respektojë këtë realitet”, u shpreh Sinaj.

Reforma e re administrativo-territoriale pritet të sjellë ndryshime në ndarjen aktuale të bashkive, ndërsa propozimet kanë hapur debat edhe brenda mazhorancës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE