
Greis Çomo, vajza e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Najada Çomo, është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Emërimi është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave, të datës 30 korrik 2026, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.
Çomo do të jetë përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në organin drejtues të Kadastrës.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Ahmetin, i cili është liruar nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Drejtues.
Greis Çomo ka qenë më herët punonjëse e Ministrisë së Drejtësisë, ku ka mbajtur detyrën e specialistes në Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira dhe më pas atë të koordinatores për njoftimin dhe konsultimin publik. /skyweb.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
