LAJME / E Premte 1 Mars 2024, 18:06

Shpërthimi masiv në Lushnje| Policia: Një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë, 1 viktimë e 8 të plagosur

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon shpërthimit masiv të ndodhur pasditen e sotme në një zonë industriale në Lushnje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur fiks në orën 16:05 tek “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në një kapanon në ndërtim, ku një vinç ka prekur aksidentalisht linjën e tensionit të lartë.

Për pasojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm duke i marrë jetën një punëtori i quajtur Roland Hoxha dhe duke plagosur 8 të tjerë, mes tyre dhe deputetin Bujar Çela. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe raportohet se është pronari i objektit që po ngrihej.