
Dyshohet se sulmoi dy persona gjatë një ahengu familjar në Mitrovicë, rasti nën hetim
Një incident është regjistruar në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë gjatë një ahengu familjar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur ndodhi incidenti.
Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, situata ka eskaluar në dhunë fizike, ku si pasojë dy meshkuj kanë pësuar lëndime trupore.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur nga autoritetet.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet:
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte në një aheng familjar dhe dyshohet nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar dy meshkuj kosovarë. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante policore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
