Autoritetet amerikane po hetojnë të shtënat me armë pranë Minneapolis, duke i detyruar` zyrtarët t’u kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda. Një kërkim njerëzish ka filluar, me policinë që kërkon një burrë të bardhë të veshur me jelek antiplumb, raportoi CNN.
Përfaqësuesja Melissa Hortman dhe burri i saj u vranë në Brooklyn Park, ndërsa senatori John Hoffman dhe gruaja e tij u plagosën në Champlin, në të shtëna të ndara, por “të motivuara politikisht” në shtëpitë e tyre.
Policia thotë se po kërkon një të dyshuar “të armatosur dhe të rrezikshëm”.
Ai është një burrë i bardhë me flokë ngjyrë kafe, i veshur me një jelek të zi mbi një këmishë dhe pantallona blu, dhe mund të jetë duke u shtirur si një anëtar i forcave të rendit . “Po e monitorojmë nga afër situatën dhe do të ndajmë më shumë informacion së shpejti”, tha Guvernatori Tim Ëaltz.
Trump: “Dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet” Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se “një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Në një mesazh të lëshuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump përsëriti se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja po hetonin dhe do ta ndiqnin autorin e krimit me “ashpërsinë më të madhe” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE