
Pothuajse 10 vite pas aksidentit të tmerrshëm në borën franceze të Meribelit, ku goditi kokën dhe pësoi dëmtime të rënda në tru, po flasim sërish për Michael Schumacher. Asgjë nuk dihet për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, faktet mbrohen me sekretin më të rreptë të dëshiruar nga familja e tij.
Në vend të kësaj, një investigim i gazetarit gjerman Jens Gideon, i publikuar në një seri podkastesh nga transmetuesi Ard, tregoi disa detaje rreth aksidentit, të rindërtuar me ndihmën e një prej instruktorëve të skive që punonte në vendpushimin e skive Meribel, në Alta Savoia, ku ish-kampioni i "Ferrarit" po bënte ski më 29 dhjetor 2013.
Në veçanti, hetimi fokusohet në dy gabime, referuar seriozitetit të incidentit: dalja e Schumacher jashtë pistës dhe dinamika e shpëtimit. Instruktori i skive shpjegoi se duhet shmangur dalja jashtë piste me borë të hollë dhe shumë gurë të ekspozuar, pasi është shumë e rrezikshme.
Schumi humbi kontrollin dhe u rrëzua me kokë në një nga ata gurë, duke u plagosur rëndë, edhe pse mbante helmetë. Gabimi i dytë ishte, sipas instruktorit të skive, dështimi i shpëtimtarëve për të kuptuar menjëherë gravitetin e dëmtimit.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 u dërgua me helikopter në klinikën e vogël në Moutiers, por ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, u vendos të ndryshonte rrugën drejt spitalit më të pajisur në Grenoble. Një humbje kohe, që do ta përkeqësonte gjendjen klinike.
