
Një zjarr me përmasa të konsiderueshme përfshiu kurorën e gjelbër të Sarandës këtë pasdite, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Flakët po përhapen me shpejtësi nëpër bimësinë e dendur, duke paraqitur një kërcënim për disa ndërtesa të vendosura pranë zjarrit. Sipas raportimeve, flakët kanë arritur edhe në shtëpi dhe hotele në zonë.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, ku mjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë lehtësisht në zonë. Për këtë arsye, është kërkuar edhe ndërhyrja ajrore.
Nuk ka raportime për të lënduar ose dëme të konfirmuara në ndërtesat përreth për momentin. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, ndërsa situata po monitorohet nga ekipet në terren, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
