LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 20:08

Çifti shqiptar në Greqi ishin ndarë

Ditëlindja e 16-të u kthye në makth për vajzën e familjes Meço, e cila pa me sytë e saj vrasjen e mamasë nga babait. Teksa hetimet janë në vijim për zbardhjen e tragjedisë së familjes shqiptare në Greqi, sipas medias vendase Chronos raportohet se Bujari dhe Esma Meço së fundmi ishin ndarë dhe nuk jetonin bashkë.

Ishte ditëlindja e vajzës së tyre dita që do e bashkonte sërish çiftin, e cila nga festë u kthye në tragjedi, pasi 44-vjeçarja Esma vdiq pasi babai i fëmijëve të saj e goditi me thikë në qafë, në prezencën e tyre. Të njëjtat burime kanë raportuar se gruaja punonte jashtë Rodopit për një sezon dhe u kthye në fshat, për të festuar ditëlindjen e 16-të të vajzës së saj.

Siç raportuam dhe pak më parë, në momentin tragjik raportohet se ka qenë prezente vetë vajza e ditëlindjes, 16-vjeçarja e cila pa momentin që askush nuk do donte ta shikonte: mamaja e saj ishte mbuluar nga gjaku, pasi babai e goditi pa mëshirë në qafë.

44-vjeçarja u transportua nga djali i saj, menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore në spital, mirëpo në ambientet spitalore Esma Meço u deklarua e pajetë. Ndërsa, Bujari i cili pas vrasjes së nënës së fëmijëve të tij, tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë benzinë, raportohet se është shtruar në spital jashtë rrezikut, i ruajtur në “Sismanoglio”.

Sakaq, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, bëhet me dije se ka dalë në pah e shkuara e errët e Bujar Meços, i cili në 2022 rezulton të të jetë arrestuar pasi akuzohej për kërcënime dhe dhunë në familje, konkretisht ndaj viktimës.

Sipas Policisë Helenike, në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, Bujar Meço ishte arrestuar në kuadër të procedurave të lidhura me kërcënime në familje ndaj Esma Meços. Çifti shqiptar, të dy me origjinë nga Gramshi, ishte prind i tre fëmijëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE