
Një ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë servirur një dhuratë për të gjithë fansat e tyre. Dyshja e njohur krejt papritur kanë publikuar një këngë të titulluar “Dhuratë” e cila i dedikohet të voglit të tyre, Trev.
Në videoklipin e këngës dyshja na ka prezantuar për herë të parë edhe me portretin e djalit, një vit pasi erdhi në jetë.
“Prej një viti ky projekt fle në ëndrrat tona dhe më në fund u bë realitet????Kemi menduar shumë se cila mund të ishte dhurata e duhur për 1 vjetorin e Trev, e ndërkohë dhe mënyra për ta gëzuar të gjithë së bashku këtë lumturi tonën, ndaj vendosëm ta përjetësonim në këtë këngë festash! Sigurisht kishte ardhur dhe momentin që dhuratën tonë më të çmuar ta ndanim dhe me ju, kryesorin që na frymëzoi për këtë këngë, Trev. E krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga ne të dy dhe nje ekip i mrekullueshëm, që të vijë në shtëpinë tuaj këtë prag festash, si DHURATË për këdo që ju do zemra juve!! Prej nesh për Ju, festofshin zemrat tuaja çdo ditë plot gëzim e dashuri”, shkruan Einxhel fillimisht në “Instagram”.
View this post on Instagram
Më pas, Shkira ka postuar një tjetër videon krahas së cilës shkruan:
“Ju prezantojmë me Trev. Dhuratën më të madhe të jetës tonë”.
Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz janë njohur teksa ishin pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e tashmë janë edhe prindër të një djali.
