
Shqipëria renditet e 43-ta në botë nga 199 vende të anketuara për sa i përket numrit të vendeve ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.
Indeksi bazohet në të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) dhe kriteri kryesor është numri i vendeve ku qytetarët e një vendi mund të udhëtojnë pa vizë paraprake.
Shih edhe Brukseli 'godet' qeverinë, Gjermania drejt një 'shuplake' kundër Ramës dhe Ballukut
Singapori kryeson listën, me qytetarët që mund të udhëtojnë pa viza në 192 vende. Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë vendin e dytë me 188 vende, ndërsa Suedia është e treta me 187.
Vendin e katërt e ndajnë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja me 186 vende, dhe vendin e pestë e ndajnë Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra me 185 vende.
Në rajon, Sllovenia renditet e 7-ta me 183 vende dhe Kroacia e 8-ta me 182. Serbia renditet në vendin e 34-t.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përmirësuar pozicionin e tyre dhe ndajnë vendin e 41-të, me qasje pa viza në 127 vende, pesë destinacione më shumë se pasaporta shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
