
Rreth dy orë më parë kryeministri Edi Rama reagoi sërish në lidhje me protestën për zvërnecin, e tani ai ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht një komentuesi në atë postim.
Teksa vlerëson etikën e të shkruarit, Rama i është përgjigjur me imtësi kundërshtisë së tij në lidhje me projektin, apo reagimin e Kryeministrit.
Teksa komentuesi shkruan se protesta nuk matet me faktin nëse i pëlqen apo jo qeverisë, Rama i është përgjigjur: “Asnjëherë nuk e kam menduar se protestat duhet t’i pëlqejnë qeverisë. Qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka të gjitha faktet për këtë dhe transparenca është pikërisht rreshtimi i fakteve. Askush nuk kërkon po ashtu mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit.”
Duke vijuar më tej ai iu përgjigj deklaratës së komenduesit i cili ka shkruar se është e padrejtë të ngarkohet protesta me përgjkegjësinë për dëmtimin e imazhit të vendit, duke shkruar: “Të protestosh është legjitime dhe askush s’e ve në diskutim këtë. Por t’u bësh jehonë shpifjeve, gënjeshtrave, fabrikimeve si ato që tërhoqën vëmendjen e tërë botës që gjeti në Shqipëri shesh për përsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, është goditje ndaj vendit padyshim! Dhe të bllokosh deri edhe rrugën e aeroportit është cënim i sezonit turistik dhe ekonomisë. Askush nuk i ka futur të gjithë protestuesit në një thes, po kjo protestë ka brenda mozaikut të saj nga të gjitha dhe “turmën e manipuluar” e thanë vetë protestuesit e zhgënjyer nga ikja pas berihait mbrëmë natën…”
E së fundi kryeministri ka shkruar: “Më vjen keq për shqetësimin por kjo është e vërteta, në fund dy përfitues realë do të ketë dhe e di pse? Pikërisht sepse kjo qeveri di të dëgjojë e të nxjerrë mësime, ndërsa Partia Socialiste ka me vete të vërteta të atilla, që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i dinë shumë mirë. Në mbyllje, problemi nuk jane shpjegimet, problemi mbetet kur disa nuk duan t’i degjojnë shpjegimet dhe as duan të komunikojnë qetësisht (rasti yt është shumë i rrallë në lumin e harbimit digjital).”
Në krye të postimit të tij ai ka shkruar: “REPLIKË NË DISTANCË ME NJË PROTESTUES
Në çdo faqe, do të gjeni çfarë më shkruan dhe si i përgjigjem këtij protestuesi atipik, i cili mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
