LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 01:01

"Rama n’burg, Berisha n’burg", demokrati s’duron thirrjet dhe shan protestuesit

Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë marshimit të protestës qytetare në ditën e 19-të të saj në Tiranë.

Teksa protestuesit ndaluan përpara selisë së Partisë Demokratike me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "opozitë e shitur", situata u tensionua për disa çaste mes pjesëmarrësve në protestë dhe disa mbështetësve të PD-së që ndodheshin pranë godinës.

Siç shihet dhe në video, një prej mbështetësve të Partisë Demokratike dëgjohet duke iu përgjigjur protestuesve me fjalor fyes, duke shkaktuar reagime nga të pranishmit.

Pavarësisht shkëmbimit verbal, situata nuk u përshkallëzua më tej dhe qytetarët vijuan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku po zhvillohen fjalimet e radhës në kuadër të protestës.

Ndalimi para selisë së PD-së ishte një nga momentet më të spikatura të protestës, pasi protestuesit përsëritën qëndrimin e tyre se pakënaqësia që shprehin nuk drejtohet vetëm ndaj qeverisë aktuale, por ndaj gjithë klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE