LAJME / E Diel 22 Qershor 2025, 02:02

Rama: Me pasaportën e re brenda 2030, ja çfarë pritet të ndodhë me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama shpjegoi rëndësinë e pasaportës europiane, të cilën PS ka premtuar se do të jetë e aksesueshme për Shqiptaret brenda vitit 2030.

“Pasaporta europiane është status i ri, për ty personalisht që sot, ti je një shqiptar, je i huaj për BE-në, pavarësisht se je pjesë e një populli që është ndër më të vjetrit në Europë, dhe që gjeografikisht banon mu në zemër të Europës. Me marrjen e asaj pasaporte, ti nuk do të jesh më i huaj në BE dhe Shqipëria do të bëhet e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do të bëhet e vogël sa Shqipëria. Kjo është pasaporta europiane”, sqaroi Rama.

Në vijim, Rama tha se nuk kemi të bëjmë me një simbolikë, por rëndësinë e të jetuarit si qytetar i BE-së, duke përfituar nga shërbimet shëndetësore, arsimore etj.

“Nëse je i huaj në BE, si i huaj nuk je i barabartë me qytetarët e BE. Ndërsa je me pasaportë europiane je i barabartë me të gjithë qytetarët e BE. Studentët nuk do ta paguajnë dhjetëfish, siç paguajnë sot kur nuk janë qytetarë të BE-së. Kanë të njëjtin akses në sistemin shëndetësor të Europës, etj. Pra kthehemi në qytetarë të një hapësire shumë të madhe që nuk rrethohet më nga kufijtë e Shqipërisë, por të BE-së”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE