LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 17:05

Rama ka dy fjalë për protestuesit/ Duan të bëjnë këtë gjë të keqe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së 17-të të zhvilluar në Tiranë, duke publikuar një video nga qendra e kryeqytetit ku dhjetëra qytetarë shfaqen në një “fan zone” gjatë transmetimit të një ndeshjeje të Botërorit në sheshin “Skënderbej”.

Sipas tij, protestuesit kanë tentuar t’u bëjnë thirrje tifozëve të pranishëm që t’i bashkohen tubimit të tyre.

Në reagimin e tij, Rama e ka cilësuar këtë episod si një formë “ekstremizmi dhe intimidimi”, duke argumentuar se në situata të tilla “britma zë vendin e argumentit” dhe “rrethimi zë vendin e dialogut”.

Rama thekson se presioni në rrugë dhe në hapësirën publike po shndërrohet, sipas tij, në një mjet për të ushtruar frikë dhe për të ndikuar debatin politik.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu për rrezikun e radikalizimit të sjelljes publike, duke e krahasuar me lëvizje ekstremiste historike dhe duke përmendur rolin e rrjeteve sociale në përhapjen e presionit dhe linçimit publik. Ai shton se videoja e publikuar nga protesta është, sipas tij, një pasqyrë e qartë e klimës së krijuar në hapësirën publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE