LAJME / E Premte 14 Janar 2022, 22:10

Pydhi, pi lli, pili apo pulli: si i thotë Beniada pyllit / Video

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila jo pak na ka bërë të qeshim me emrat dhe fjalët që ngatërron.

Është e kuptueshme sepse Beniada është rritur, shkolluar dhe ka jetuar pjesën më të madhe në Itali.

Shqipja e saj na bën të qeshim pikërisht sepse ka naivitet dhe i vjen natyrshëm ashtu. Ajo shpesh nuk e kupton që gabon me fjalët.

Kur banorët e tjerë ia vënë në dukje, ajo e merr me sportivitet dhe autoironi dhe qesh edhe vet me ato që kupton që ka nxjerrë nga goja.

Rasti më i freskët ishte sot me emrin e këngëtarit Ylli Limani, të cilin ajo e quajti pa dashje Ydhi Dhimali.

Edhe vet Ylli Limani e ka shijuar këtë ngatërresë të emrit të tij, sa që postoi videon në story duke qeshur dhe duke i dërguar zemra Beniadës.

Por kjo video i mund të gjitha të tjerat dhe të bën të qeshësh me të madhe.