
"Punkët e Londrës" që pasurohen me bare dhe dominim në shitjet e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë pasuritë që kanë fituar.
Pasuritë e sekuestruara nga aktiviteti kriminal tani do të jenë në dobi të të dy vendeve. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, mbi ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi.
Marrëveshja vjen pas përfundimit të një çështjeje penale në Angli dhe Uells, e cila lidhej me furnizimin me kanabis për grupet e krimit të organizuar. Hetimet e përbashkëta nga autoritetet britanike dhe ato shqiptare çuan në identifikimin dhe rikuperimin në Shqipëri të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.
Në fazën e parë, pasuri të paluajtshme të rikuperuara me vlerë 54,000 £ do të ndahen në mënyrë të barabartë midis qeverisë britanike dhe Agjencisë Shqiptare për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Pra, pasuritë e sekuestruara nuk mbeten thjesht të bllokuara, por pasi të përfundojnë procedurat ligjore për rikuperimin e tyre, vlera e tyre ndahet midis dy vendeve dhe mund të riinvestohet për qëllime të dobishme shoqërore.
Marrëveshja u finalizua dhe u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht, pas ceremonisë së lançimit në Tiranë më 13 korrik, ku morën pjesë Ambasadori Britanik Nicholas Abbott dhe Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja.
Kjo marrëveshje synon të godasë financat e grupeve kriminale, duke ndjekur paratë përtej kufijve dhe duke i privuar organizatat kriminale nga përfitimet e aktivitetit të paligjshëm.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, në Shqipëri u sekuestruan dhe konfiskuan asete me vlerë mbi 58 milionë euro, duke përfshirë më shumë se një mijë prona të paluajtshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
