
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Pas takimit, Kurti është duke mbajtur konferencë për media, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar disa emra të mundshëm për president, por sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete.
Ai theksoi se diskutimet do të vazhdojnë, ndërsa takime të tjera pritet të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim.
Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga temat kryesore në zhvillimet aktuale politike në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
