
Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e Esma Meços, 44-vjeçares shqiptare që humbi jetën mesditën e 26 gushtit në fshatin Dialambi, në Rodhopi të Greqisë.
Për vrasjen autoritetet dyshojnë bashkëshortin e saj, 53-vjeçarin Bujar Meço. Policia greke ka ngritur ndaj tij një çështje penale për vrasje me dashje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, Esma Meço ishte larguar prej një periudhe nga banesa e familjes dhe punonte sezonalisht në ishullin Thasos.
44-vjeçarja ishte kthyer në Dialambi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare. Pikërisht gjatë këtij qëndrimi në banesën e familjes ndodhi krimi.
Sipas të dhënave, Bujar Meço dyshohet se sulmoi bashkëshorten dhe e goditi me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Pas sulmit, djali 19-vjeçar i çiftit mori në krahë nënën e tij të gjakosur dhe e transportoi në spital, me shpresën se mjekët mund ta shpëtonin. Pas mbërritjes në spital, mjekët konstatuan se Esma Meço kishte ndërruar jetë.
Vajza 16-vjeçare ndodhej në një dhomë tjetër të banesës në momentet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se telefonoi autoritetet dhe njoftoi për sulmin. Dy fëmijët raportohet se ndodhen në gjendje shoku pas vrasjes së nënës së tyre.
Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari dyshohet se tentoi t’i jepte fund jetës. Ai u vetëplagos dhe konsumoi naftë.
Autoritetet e transportuan Bujar Meçon në spital, ku po merr trajtim nën mbikëqyrjen e Policisë. Ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi dy thika në vendin e ngjarjes. Ekspertizat pritet të përcaktojnë lidhjen e tyre me vrasjen dhe të ndihmojnë hetuesit në rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.
Hetimet kanë rikthyer në vëmendje edhe një episod të vitit 2022. Në Heraklion të Kretës, Esma Meço kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënime në familje. Autoritetet greke e arrestuan Bujar Meçon në atë kohë dhe e dërguan përpara prokurorit kompetent.
Katër vjet pas atij denoncimi, Esma Meço u vra, ndërsa bashkëshorti i saj është personi që autoritetet dyshojnë se kreu krimin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
