
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.
Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, akuzohet për veprën penale të spiunazhit sepse, nga një datë e paspecifikuar deri në ditën e arrestimit të tij, “drejtpërdrejt, me dashje, në cilësinë e një personi të rekrutuar nga Shërbimi Informativ Serb – (i njohur si “BIA”), ai ndihmoi aktivitetin e këtij shërbimi”.
Ndërkohë, prokuroria ka zbuluar edhe deklaratën e gazetarit Milaim Zeka, i cili u përmend në dosje, ku në bisedën me Shehollin, diskutohet publikimi i materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”.
Deklarata e Milaim Zekës para hetuesit:
Pyetje: A morët fonde financiare nga Fatmir Sheholli për të botuar këto materiale?
Përgjigje (M. Zeka): Marrëveshja ishte që, gjithmonë sipas Fatmir Shehollit, GIZ-i gjerman ndau dy mijë euro (2000 euro) për botim, nga të cilat 1000 m’u dhanë mua kur u takuam dhe 1000 euro të tjera do të më jepen pasi të përfundojë botimi, të cilat nuk m’i ka dhënë ende, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
