LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 23:11

Arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-zyrtarit të policisë , reagon Sali Berisha

Lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, ka reagura edhe kryedemorkati Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se sot është arrestuar “padrino” i krimit.

Sipas tij arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut është për tu përshëndetur, megjithatë ngrihen disa pikëpyetje.

Berisha ngre pyetjen nëse ky është arrestim i vërtetë apo dorëzim me kusht?

Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin
Të nderuar miq,
Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:
Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.


Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?
Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE