
Ndërsa në Tiranë protestuesit janë mbledhur sërish për të vijuar ditën e nëntë të protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në atë
që ata e kanë pagëzuar tashmë si “Revolucioni Flamingo”, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në të njëjtën kohë kur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë kundër projektit që sipas tyre rrezikon
ekosistemin e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, kreu i qeverisë po merr pjesë në një takim me socialistët e Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Por kësaj here vëmendjen nuk e ka tërhequr vetëm takimi politik pasi Rama është shfaqur para të pranishmëve i veshur me një bluzë ku spikaste figura e një flamingoje, simbol që prej ditësh është kthyer në ikonën kryesore të protestës kundër resortit në Zvërnec, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
