
Një prej protestuesve sot para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK të lëshojë urdhër-arreste për politikanët e korruptuar.
Ai paralajmëroi Prokurorinë e Posaçme se populli do rrethojë godinën e SPAK nëse prokurorët nuk lëshojnë urdhër-arrestet e kërkuara.
Protestuesi: Atëherë edhe një herë thirrja shkon për SPAK. Të veprojë para e populli shqiptar të rrethojë. Në mënyrë paqësore dhe nuk dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër arreste për të gjithë politikanët e korruptuat.
Populli shqiptar në 15 ditë protesta ka treguar se jemi në mbështetje tuaj në rast se nuk vepron nga nesër me pranga atëherë populli duhet t’ju rrethojë derisa të lëshoni urdhër arreste. SPAK vepro. Duhet të veproni para se populli t’ju rrethojë.
Revolucioni do jetë paqësor derisa të arrestohen të gjithë ata që kanë grabitur paratë e shqiptarëve. Ftoj shqiptarët anekënd të fillojnë me rrethuar të çajnë rrethimet. Çohu shqiptar vepro. Merr fatet e tuaja në dorë. Rrëzoni gardhet tuaja. Thirrja shkon nesër më shumë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
