LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 22:10

Protestat po sjellin fundin e pushtetit, Rudina Hajdari: Ky brez do çojë deri në fund amanetin e babait tim!

Ish-deputetja Rudina Hajdari e krahason protestën qytetarë para Kryeministrisë si ato në vitet ’90. Hajdari tha se qytetarët janë të lodhur njësoj si atëherë nga klasa e vjetër politike 30-vjeçare.

“Jemi në të njëjtat kushte si ën vitet 90 se klasa politike ka qenë jo shpresëdhënës. Edhe opozita duhet të kishte qenë në krah të qytetarëve. Në këto 30 vite shihet që figura të vjetra të klasës politike janë konsumuar sikurse atëherë, ata vranë frikë dhe kështu duhet të ndodhë kur përballen me autokraci të fortë. Ata që kanë qëndruar në ato kolltukë i kanë keqtrajtuar dhe i kanë përdorur për interesat e veta”,-u shpreh ajo.

E ardhur nga Amerika në mbështetje të protestës qytetare, ajo thotë se diaspora është shumë krenare, ndërsa thekson se brezi i ri është ai që do të çojë në fund amanetin e babait të saj Azem Hajdari.

“Ka qytetari, ka shpresë, ka një brez të ri i cili është mbushur kupa. Siç shihet që dhe sheshi ëahtë mbushur plot. Diaspora është shumë krenare për momentin entuziazmi ndihet më shumë andej se këtej. Është momenti i vetëm që Shqipëria ka qenë në hartën e botës.

Shkëndija erdhi nga projekti Kushner-Trump, shërbeu si shkëndijë për të marrë hovin e madh. Është një forcë mbinatyrore që po ndodh kjo protestë i ka përbërësit për të kaluar masat. Ka një forcë tjetër që po e ndihmon; besimi i fortë, shpresa për këtë vend që gjithë këta njerëz që e kanë keq përdorur dhe unë si bija e Azem Hajdarit e mendoj që amaneti i babait tim duhet të shkojë deri në fund. Dhe ky brez mund ta çojë atë në fund.

Një person i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, duhet një mori e madhe njerëzish që kanë dëshirë për vendin e vet. Shumë njerëz në protestë janë të lodhur nga nepotizmi. Është koha për ata të rinj që janë të aftë dhe unë nuk jam këtu për të dhënë shenjë që jam pjesë e kësaj lëvizjeje, por për t’i mbështetur këta të rinj që duan ndryshimin në vend”.- shtoi Hajdari për A2CNN, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE