LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 17:05

Protesta kundër qeverisë Rama, aktorja Egla Ceno thirrje qytetarëve të bashkohen në shesh: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë! Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

Teksa ka ndarë një foto nga protesta e një dite më parë, aktorja thekson se çdo shqiptar e di mirë se ku duhet të jetë, duke iu referuar sheshit, ndërsa shton se duhet të ndjekin instiktin, nevojat e tyre dhe dinjitetin.

“Day 112. Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë.

Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge. Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja.

Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak”, ka shkruar ajo krahas fotos së saj në shesh.

Kujtojmë që aktorja ka kundërshtuar fort edhe hartën e re territoriale për shkrirjen e bashkive.

Disa ditë më parë, ajo u përfshi në një debat me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi ku të pranishëm ishin edhe banorë të Poliçanit, të cilët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Beratin