LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 17:05

Moti ndryshon ja cpo ndodh ne keto qytete

Ashtu siç ishte parashikuar, pasditen e sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë është prekur nga reshje shiu. Ndërsa raportohet se Vlora dhe Fushë-Kruja janë prekur nga zjarri, ku thuhet se flakët po përhapen të favorizuara nga era e fortë.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halilaj, është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sakaq thuhet se në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Krujës të cilët po punojnë për izolimin total të flakëve. Ndërsa bëhet me dije se tymi i dendur është përhapur drejt Kamzës dhe Mamurrasit.

Po ashtu, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e kësaj të diele varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës së fortë raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesës.

Ndërkohë, vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit dhe neutralizimin e vatrave aktive. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për shuarjen totale të flakëve.

Nga ana tjetër, reshje të dendura shiu kanë prekur kryeqytetin që nga ora 15:30 e pasdites së sotme, ndërsa pritet të zgjasin dhe për disa orë.