LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 21:09

Procedohen penalisht 11 persona për pengim të qarkullimit gjatë tubimeve të 22–23 qershorit

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tirana, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas të dyshuar për përfshirje në veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike gjatë tubimeve të zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Mes tyre janë: D. G. (50 vjeç), I. D. (55 vjeç), E. E. (32 vjeç), E. B. (29 vjeç), V. D. (30 vjeç), E. Z. (26 vjeç), Xh. P. (27 vjeç), B. K. (36 vjeç), D. B. (32 vjeç), Sh. B. (34 vjeç) dhe I. M. (28 vjeç).

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta persona kanë orientuar dhe zhvilluar tubime në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht, përfshirë kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si dhe kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Sipas policisë, këto zhvillime kanë sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në akse me fluks të lartë automjetesh dhe këmbësorësh, duke ndikuar në lëvizjen e lirë në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE