LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 17:05

Prishet marrëveshja e paqes?! Trump kërcënon me sulme nga samiti i NATO-s, përgjigjet Irani: Do mbyllim Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se administrata e tij mund të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke përmendur si objektiva të mundshëm infrastrukturën kritike civile të vendit.


Gjatë një takimi dypalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në margjinat e samitit të NATO-s, Trump deklaroi se një sulm i mundshëm mund të jetë i përmasave të mëdha. Trump përmendi centralet elektrike si objektiva të mundshëm. Ai përmendi gjithashtu impiantet e desalinizimit, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, duke theksuar se ato do të goditeshin vetëm nëse situata do ta kërkonte.

“Mund të jetë një sulm i madh dhe do të nxjerrë jashtë funksionit shumë gjëra. Do t’i shkatërrojmë. Nuk dua ta bëj këtë, por nëse do të jetë e nevojshme, do t’i godasim”– u shpreh ai.
Deklaratat e presidentit amerikan kanë ngjallur reagime të forta në Iran. Zyrtarë iranianë paralajmëruan se çdo sulm i ri do të përballet me një përgjigje të ashpër. Një burim i sigurisë iraniane i tha mediave shtetërore se Irani do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA ndërmerr sulme të tjera. Edhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi përmes rrjetit social X, duke deklaruar:

“Epoka e bullizmit dhe shantazhit ka marrë fund. Kjo nuk çon askund dhe ne nuk do të dorëzohemi.”
Ndërkohë, përshkallëzimi i situatës ka ndikuar edhe në tregjet financiare. Bursat evropiane kanë shënuar rënie, ndërsa çmimi i naftës është rritur ndjeshëm. Nafta e tipit Brent i është afruar nivelit të 80 dollarëve për fuçi, mes frikës për ndërprerje të furnizimit global në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE