Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, sinjalizoi të dielën gatishmërinë e Iranit për të ndaluar sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë “disa mesazhe” Izraelit, tha të dielën presidenti qipriot Nikos Christodoulides , duke shtuar se pret të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më vonë gjatë ditës .
Ai nuk tha se nga kush i mori mesazhet ose për çfarë bëhej fjalë, megjithëse ato erdhën pasi ministri i jashtëm qipriot foli me homologun e tij iranian të premten në mbrëmje.
Christodoulides tha se nuk është i kënaqur me atë që e konsideron si reagim të ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës në Lindjen e Mesme. Qiproja ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, tha ai.
“BE-ja nuk mund të pretendojë se ka një rol gjeopolitik, të vëzhgojë të gjitha këto ngjarje pa thirrur të paktën një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme”, u tha ai gazetarëve.
Qiproja ofroi ndihmë në evakuimin e shtetasve të vendeve të treta nga rajoni dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përshkallëzimi i konfliktit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, sinjalizoi të dielën gatishmërinë e Iranit për të ndaluar sulmet me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se ato kryhen vetëm për vetëmbrojtje.
“Nëse agresioni ndalet, edhe përgjigjja jonë do të ndalet”, tha Aragchi të dielën në një takim të ambasadorëve të huaj në Teheran.
Aragchi shprehu gjithashtu keqardhje për anulimin e bisedimeve bërthamore të planifikuara për të dielën në Oman me Shtetet e Bashkuara. “Sot duhej të paraqisnim propozimin tonë për një marrëveshje bërthamore me SHBA-në, e cila mund të kishte hapur rrugën për një marrëveshje”, tha ai, duke vënë në dukje se Izraeli ishte kundër saj , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE